Gruaja e rrah burrin e vet në Podujevë, ai e lyp ndihmë në polici dhe shkon të jetojë te një familjar
Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në vendin tonë, por rrallë ndodh që viktima të jenë burrat, pasi që zakonisht dhunën e denoncojnë gratë. Kështu ka ndodhur në një familje në Gërdoc të Podujevës, ku kërciti dajaku, por kësaj here viktimë është një burrë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se rastin në Polici e ka denoncuar një 28-vjeçar, i cili e ka raportuar bashkëshorten e tij 21-vjeçare, me pretendimet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj tij.
Bazuar në dëshminë e tij, e gjithë ngjarja ka ndodhur në shtëpinë ku jetojnë çifti dhe e dyshuara e ka rrahur bashkëshortin e saj pas një mosmarrëveshje që dyshohet se eskaloi në sulm fizik dhe u desh të intervenonte Policia.
E dyshuara është arrestuar dhe e njëjta është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku e ka mohuar kategorikisht ta ketë sulmuar burrin, teksa viktima ka shkuar te një i afërm i tij
Pas përfundimit të procedurave në Polici, me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj saj është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.