Gruaja e biznesmenit mitrovicas rrah ‘frizerkën’ e njohur, dyshon se i ishte në lidhje me burrin e saj
Një rrahje e pazakontë ka ndodhur në Mitrovicë para disa ditësh, ku për pasojë një grua ka pësuar lëndime.
VeriuInfo mëson se gruaja (emër i njohur për redaksinë) e njërit prej biznesmenëve më të shquar të Mitrovicës, ka rrahur fizikisht një grua biznesmene – pronare (emër i njohur për redaksinë) të disa studio-salloneve të bukurisë.
Siç mëson VeriuInfo, deri te rrahja ka ardhur pasi që gruaja e biznesmenit ka dyshuar se ‘frizerka’ – pronarja e salloneve të bukurisë ka qenë në lidhje jashtëmartesore me burrin e saj.
Bëhet e ditur se e gjithë ngjarja ka ndodhur pranë lokalit të ‘frizerkës’ në Mitrovicë.