Lajme

Gruaja e bën llom burrin, ai gjendet i përgjakur në vendin e ngjarjes

Pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës denoncohen raste të dhunës në familje, ku viktima janë kryesisht gratë, të cilat përjetojnë dhunë qoftë nga bashkëshortët, apo edhe familjarët e tjerë. E në raste më të rralla, janë burrat ata që kërkojnë ndihmë si viktima të dhunës në familje, raporton Gazeta Sinjali.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar dje një person në Pejë, i cili ka denoncuar bashkëshorten e tij për dhunë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se njësitë policore kanë intervenuar në vendngjarje, ku kanë hasur në viktimën i cili kishte marrë lëndime të dukshme trupore si pasojë e sulmit fizik me të cilin u përball.

81-vjeçari është dërguar në spital për tretman mjekësor, ndërkohë që e dyshuara është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 67-vjeçares t’i caktohet masa e ndalimit policor nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.