Grabitje nën kërcënimin e armëve në magjistralen Prishtinë-Ferizaj
Policia e Kosovës ka njoftuar për një grabitje në magjistralen Prishtinë-Ferizaj ku tre të dyshuar, njëri me armë e tjetri me çekan, kanë hyrë në një market.
Aty raportohet të kenë grabitur para të gatshme dhe sasi të cigareve dhe më pas janë larguar.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë trajtuar stafin e maketit që ishin të shqetësuar.
Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante.