Grabitja e armatosur në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë, hajni dyshohet se vodhi rreth 15 mijë euro
Sot në mëngjes ka ndodhur një grabitje e armatosur në një institucion mikrofinanciar në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.
Sipas dyshimeve të para, grabitësi ka arritur ta ‘avullojë’ një shumë të parave nën kërcënimin e armës.
Sinjali mëson nga kjo grabitje janë vjedhur një sasi parash rreth 15 mijë euro.
Sipas informacioneve, hajni ka qenë i maskuar dhe ka pasur armë të shkurtër, ndërsa punëtorja ka qenë e vetme në orar.
Lidhur me rastin, ishte deklaruar edhe Policia e Kosovës, duke dhënë detaje nga kjo grabitje.
“Sot rreth orës 08:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar,në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i maskuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë të parave.
Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, tha zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.