Lajme

Gjysma e fshatrave të Drenicës sot do të kenë ndërprerje të rrymës

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 24.10.2024 do të kryhen punime të domosdoshme për siguri të sistemit energjetik.

Si i rezultat i kësaj, në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të rrymës.

Ky është orari sipas qytete:

Nga NS 220/10 kV Drenasi do të ndërprehet:

LP 10kV Llapushniku (kodi: 16100028) nga ora 11:00 deri 11:30

Vendet: Llapushnik, Orllat, Negroc, Vuçak, Xhurgjicë, Shkolla LLapushni dhe Kleqkë e Re.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri- Heqja e urave në Tërpezë për t’i kthyer me furnizim nga dalja 10 kV Bellanica dy fshatrat e Malishevës, Lladrovci dhe Seniku te cilat aktualisht janë duke u furnizuar me dalje te Llapushnikut nga NS 220/10 kV Drenasi.

Nga TS 110/10(20) kV Skenderaj do të ndërprehet:

Dalja 10kV Qirezi (kodi: 74000004) prej orës 10:30 deri në ora 14:30

Vendet: Krushefc, Polac, Dashefcë, Baks, Qirez, Prellofcë, Krasaliq, Kozhicë, Krasmirofcë, Likoshan, Gradicë dhe Godan

Arsyeja: Mirëmbajtje preventive e daljes 10 [kV] (shtrëngimi i përçuesve, ndërrim i shtyllave/izolatorëve të dëmtuar) dhe pastrimi i trasesë.