Lajme

Gjykata Speciale dje në orët e mbrëmjes zhvilloj aksion edhe në Skenderaj

Me urdhër të Prokurorit të Dhomave të Specializuara dje është zhvilluar një aksion në qytetin e Skenderajt, raporton portali rajoni.org.

Rajoni ka mësuar së aksioni është urdhëruar nga prokurori i Dhomave të Specializuara dhe lidhet me dyshimet për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Rajoni sot gjatë ditës ka komunikuar me zyren e informimit të Dhomave të Specializuara dhe pas pak do të publikoj përgjigjjen e saj.

Rajoni ka siguruar pamje gjatë largimit të veturave nga një fshat i Skenderajt.