Lajme

Gjuajtja me kallashnikov në Prishtinë, Policia kap katër persona

Pak më parë u raportua për gjuajtje e armë zjarri në lagjen “Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Raportimin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës të cilët deklarojnë se nuk ka persona të lënduar.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se kanë arritur ta gjejnë dhe ta sekuestrojnë një armë automatike e tipit AK-47 të cilën njëri nga të dyshuarit e ka hedhë në mbeturina.

“Rreth orës 18:30, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha ajo.

“Bazuar në informacionet fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Lidhur me këtë rast zyrtarët policor të stacioneve veriu dhe qendra kanë arritë që në lagjen Arbëria, të ndalojnë një automjet të dyshuar dhe të gjejnë dhe sekuestrojnë një armë AK-47, të cilën njëri nga të dyshuarit e ka hedhë në mbeturina”, tha Ahmeti për Sinjalin.

Ahmeti shtoi se deri tani në stacion policor janë shoqëruar katër persona të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë.

Ndërsa, hetuesit policor në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke i zhvilluar hetimet për zbardhjen e rastit.