Lajme

Gjuajti me armë në aheng, arrestohet 18-vjeçari i familjes Thaçi në Skenderaj (Foto)

Në orët e mesditës se sotme policia në Skenderaj ka sekuestruar një armë. Policia njofton së me t’ pranuar informatën, ka ndërmarrë veprime policore, ku pas një kohe të shkurtër kanë identifikuar vendin nga ku ishin dëgjuar të shtënat, me ç’ rast në vendin e ngjarjes, në një aheng familjar në në cilësi të provave materiale është sekuestruar një armë e llojit Pistoletë, shkruan portali rajoni.org.

Në cilësi të të dyshuarit, portali rajoni.org ka zbuluar së është K.Thaçi, 18 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ’’ Mbajtje ne pronësi, kontroll, posedim të pa autorizuar të armës” dhe “përdorim i armës’