Lajme

Gjendja shëndetësore e të plagosurve në Prishtinë, flasin nga QKUK’ja

Gjendja shëndetësore e të plagosurve në Prishtinë, flasin nga QKUK’ja

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur në një hotel në lagjen Arbëria në Prishtinë, sot rreth orës 13:20.

Të lënduarit dyshohet se janë plagosur me mjet të mprehtë.

Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës kanë konfirmuar për Gazetën Express se njëri prej tyre ka pësuar lëndime të rënda.

“Kemi dy të plagosur në Qendrën Emergjente me armë të ftohët, mjet shpues, njëri është më rëndë, dhe do të vazhdojë tretmanin në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, kurse tjetri do të lirohet për procedura policore”, ka thënë drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.