Gjendet pa shenja jete shoferi i një kamioni në Terminalin Doganor në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Terminalin Doganor në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë, ku shoferi i një kamioni është gjetur pa shenja jete dhe ende nuk dihet shkaku i vdekjes, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi i mjekëve, ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka dalë Policia bashkë me Prokurorin e Shtetit.
Me urdhër të këtij të fundit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, teksa kanë nisur hetimet që zbardhin rrethanat në të cilat viktima ka humbur jetën.