Lajme

Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, Policia nis hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se viktima është i gjinisë mashkullore.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Lidhur me rastin trupi i pajetë i viktimës është tërhequr nga mjekësia ligjore. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.