Lajme

Gjendet pa shenja jete një person, dyshohet për vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Soçaniq të komunës së Leposaviqit, ku një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizuesi i Gazetës Sinjali në veri të vendit ka bërë me dije se Emergjenca ka dalë në vendin e ngjarjes, pasi ka pranuar thirrje për ndihmë në momentin që viktima është gjetur pa ndjenja.

Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për vetëvrasje, pasi që Sinjali mëson se i ndjeri dyshohet se është gjetur i varur në litar.

Njësitë policore kanë kryer ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, ndërkohë që me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.