Lajme

Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar nga Prishtina

Një 61-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 01:40 në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Këtë për Klankosova.tv e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prishtinë.

Ajo tregon se në shtëpinë e viktimës kanë dalë njësitet policore edhe ekipi mjekësor.

“Me rekomandim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohë që policia ka nisë një hetim për këtë rast.