Lajme

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Një burrë është gjetur pa shenja jete gjatë ditës së djeshme.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë –Fushë Kosovë.

Viktima është shqiptar nga Novi Pazari.

HETIM I VDEKJES

Magj. Prishtinë-F. Kosovë 14.12.2022-14:21. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull shqiptar nga Novi Pazari, ku vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.