Gjendet i vdekur një person në Podujevë
Një person është gjetur pa shenja jete në Podujevë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Qëndresa”.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (mashkull). Lidhur me këtë rast, në koordinim me prokurorin e shtetit, policia ka nisur hetimin e rastit dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore, për sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.
Klankosova.tv mëson se viktima është 68-vjeçar.