Gjendet i vdekur një person në lumin Ibër
Gjendet i vdekur një person në lumin Ibër
Një i moshuar është zhdukur sot në Komunën e Leposaviqit.
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka njoftuar se i njëjti është gjetur pa shenja jete.
Shoqata thotë se rreth orës 10 ka pranuar ftesë nga Policia për të bashkëpunuar në operacionin e kërkimit.
Ndërkaq, viktima është gjetur pa shenja jete rreth orës 17.
Ky është njoftimi i plotë i shoqatës:
Sot rreth ores 10:00 Kemi pranuar nje ftesë nga Policia e Kosoves, për humbjen e nje personi te moshuar ne Komunën e Leposaviqit. Pas kërkimeve intensive nga antarët e shoqatës kemi arritë që ta gjejmë të humburin pa shenja jete dhe kemi bërë dorzimin tek organet kompetente viktima është gjetur rreth ores 17:00