Lajme

Gjendet e vdekur 24 vjeçarja në Mitrovicë

Një 23 vjeçare është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 17:30 në banesën e saj në Mitrovicë.

Viktima është gjetur pa shenja jete nga familjarët ndërkaq shkaqet e vdekjes së saj ende nuk dihen.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot, rreth orës 17:30, nga familjarët e viktimës është raportuar se brenda banesës së tyre në Miteovicë, është gjetur pa shenja jete viktima femër e moshës 24- vjeçare”, tha ai.

Me urdhër të prokurorit trupi është dërguar në IML për obduksion dhe hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit kanë filluar.