Gjakovari e bën llom bashkëshorten e tij, ajo e ikë nga shtëpia dhe e çon në Polici
Mungesa e hetimeve që çojnë në zgjidhjen e rasteve të dhunës, dënimet e ulëta nga Gjykatat, si dhe mosreagimi i duhur nga ana e Policisë, shpesh janë vlerësuar si disa nga faktorët që po ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve të dhunës në familje. Gratë, si viktimat më të shpeshta frikësohen t’i denoncojnë bashkëshortët, çka i shtynë ata që ta përsërisin veprën e njëjtë, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në një familje në fshatin Popoc në Gjakovë, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Sinjali mëson se 38-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, ku gjatë deklaratës së saj ka bërë me dije se pas një konflikti verbal me të shoqin, ai ka shpërthyer në dhunë fizike duke i shkaktuar lëndime të dukshme trupore.
Ajo ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas ka shkuar të jetojë se familja e saj, ndërsa si rezultat i denoncimit i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 41-vjeçarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.