Gjakovari denoncon në Polici të dashurën e tij, thotë se po e maltreton
Telashet mes çifteve në qytetet e ndryshme të Kosovës, shpeshherë eskalojnë në dhunë verbale e fizike ndaj njëri-tjetrit. E në shumë raste duhet edhe ndërhyrja e Policisë, për të zgjidhur problemet mes tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Në Polici kanë përfunduar dje një çift në Gjakovë, pasi një burrë ka denoncuar të dashurën e tij për dhunë psikike.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arrestuar të dyshuarën e cila është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjërrë aktvendim që 44-vjeçarja të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunë në familje’.