Lajme

Gazetari kosovar pyetet se çka është “peci” në një TV të Tiranës, plas e qeshura në studio Serialit kosovar “Rrushe” iu vendosen titra për ta transmetuar në televizionin Top Channel në Shqipëri. Ky vendim i televizionit çoi në një sërë reagimesh në internet për atë nëse vërtet nevojiten titrat për t’u kuptuar e folura e Kosovës, e cila flitet në serial. Ky debat u bë temë edhe për emisionet televizive. Në një të tillë ishte i ftuar edhe gazetari Xhemajl Rexha, i cili u pyet për termin “peci” se për çfarë përdoret në Kosovë. Rexha në fillim bëri shaka, duke thënë se është “ministër i Bujqësisë i Kosovës”. “Është slang i Kosovës. Është referencë për organin gjenital”. Por, moderatorja e emisionit tha se nuk e kishte idenë se çfarë domethënie kishte në Kosovë meqë në Shqipëri ky term përdorët për shkopin më të cilin shtrihet byreku. “Është okllaia që bëjnë byrekun”, tha ajo, derisa tha se përzgjedhja e kësaj fjale ishte krejt rastësore. Videon mund ta shihni në linkun e mëposhtëm nga minuta e 18:30.

Gazetari kosovar pyetet se çka është “peci” në një TV të Tiranës, plas e qeshura në studio

Serialit kosovar “Rrushe” iu vendosen titra për ta transmetuar në televizionin Top Channel në Shqipëri. Ky vendim i televizionit çoi në një sërë reagimesh në internet për atë nëse vërtet nevojiten titrat për t’u kuptuar e folura e Kosovës, e cila flitet në serial.

Ky debat u bë temë edhe për emisionet televizive.

Në një të tillë ishte i ftuar edhe gazetari Xhemajl Rexha, i cili u pyet për termin “peci” se për çfarë përdoret në Kosovë.

Rexha në fillim bëri shaka, duke thënë se është “ministër i Bujqësisë i Kosovës”.

“Është slang i Kosovës. Është referencë për organin gjenital”.

Por, moderatorja e emisionit tha se nuk e kishte idenë se çfarë domethënie kishte në Kosovë meqë në Shqipëri ky term përdorët për shkopin më të cilin shtrihet byreku.

“Është okllaia që bëjnë byrekun”, tha ajo, derisa tha se përzgjedhja e kësaj fjale ishte krejt rastësore.

Videon mund ta shihni në linkun e mëposhtëm nga minuta e 18:30.