Gangsterët që mbytën jetimin janë djem biznesmenësh
Artiol Abdullahu dhe Elton Kadriu janë dy të miturit që dyshohet se kanë goditur 18 vjeçarin, Lulzim Zejnullahu me mjete të forta ku si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë disa ditë pas ngjarjes.
Gazeta Insajderi ka mësuar se Artioli dhe Eltoni janë djemtë e dy biznesmenëve.
Sipas burimeve të Gazetës, Besim Kadriu është babai i Elton Kadriut i cili në videon e publikuar në media shihet duke i rënë me një mjet të fortë pas koke viktimës.
Besim Kadriu është pronar i një një biznesi “rent a car” me emrin “Besi”.
Ndërsa, babai i të dyshuari tjetër, Artiol Abdullahu është Medin Abdullahu i cili është pronar i firmës ”SOA Security”.
Lulzim Zejnullahu, 18-vjeçar, mbeti i vdekur si pasojë e lëndimeve nga dy të dyshuar të moshës së mitur.
Fejzullahu u dërgua për trajtim në spital, pasi mori lëndime të rënda.
Tashmë i ndjeri vdiq të shtunën, pasi nuk i përballoi plagëve të marra. Në një video të shpërndarë nga mediat, Zejnullahu shihet të jetë goditur me shufër metalike pamëshirshëm nga njëri prej të dyshuarve.