Lajme

FSK bëhet me 311 pjesëtarë të rinj

Të premtën në kazemrën “Adem Jashari” , zyrtarisht Forcës së Sigurisë së Kosovës iu shtuan edhe 311 ushtarë të rinj.

Kjo përcolli emocione të fortë te familjarët e rekrutëve, të cilët në disa raste edhe shpërthyen në vaj.

Rruga e ushtarëve deri në rekrutim nuk që edhe e lehtë. Por, dëshira për ta mbrojtë vendin u tha se i bëri të forte, njofton KlanKosova.tv.

Këta që ishin grupi më i madh i certifikuar ndonjëherë në ushtrinë e Kosovës, këtë epitet nuk do ta mbajnë edhe për gjatë kohë.

Sipas Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, me një konkurs të ri që do të hapet me 28 nëntor, do të pranohen edhe një herë më shumë se kaq ushtarë.