Lajme

FOTO/Policia e Kosovës largon flamujt e vendosur në rrugë afër Zubin Potokut, nga kush u dha urdhëri?

Policia e Kosovës sot ka larguar flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë të cilët ishin vendosur në rrugës në fshatin Banjë të Zubin Potokut.

Veriu.info ka siguruar foto nga vendi ku ishin flamujt në orët e para të mëngjesit nga persona të panjohur, por që tash hapësira shihet pa flamuj.

Siç mëson Veriu.info, flamujt janë larguar nga njësia kufitare e Policisë së Kosovës.
Veriu.info ka tentuar të kontaktoj me zëdhënësinë e policisë, Baki Kelani, por i cili nuk e ka hapur telefonin dhe as që është përgjigjur në pyetjet e dërguar me sms, se pse janë larguar flamujt dhe nga kush është dhënë urdhëri.

Ndryshe, në rrugën prej hyrje së Zubin Potokut dhe dalje të këtij qyteti ka në disa vende flamuj serb, por që ata nuk po hiqen njëjtë si flamujt e Kosovës.