KryesoreLajme

Foto | Ky është polici që qëlloi për vdekje dasmorin në Ferizaj

Një person është vrarë në një dasëm në Ferizaj. Policia ka konfirmuar se i dyshuari për vrasjen në një dasëm në Bibaj të Ferizajt, është zyrtar policor.

Pak minuta me parë në media u raportua se i dyshuari është zyrtari policor Festim Ramadani.

Fakton.info ka siguruar edhe një fotografi të tij:

Majori Qazim Reka, tha për Gazetën Insajderi se zyrtari policor është arrestuar, dhe është njoftuar IPK lidhur me rastin.

“Sot me 16.08.2024 , ne ora 19/25 , ne rrugen Engjell Zefi “ ne fshatin Bibaj komuna Ferizaj , ne parkingun e salles se dasmave ,, Fron Pallac “ na ndodhur një vrasje , me te marr informacionin , menjehere ne vendin e ngjarjes kane dalur njesi policore reaguese dhe hetuesit , sipas informacioneve fillestare i dyshuari per kryerjen e kesaj vrasje eshte nje zyrtar policor , i cili eshte arrestuar , ne lidhje me rastin eshte njoftuar Prokuroria Themelore ne Ferizaj dhe Inspektorati Policor , per informata tjera ju informojme me raport shtese”, tha ai.