Lajme

Foshnja pesë muajsh vdes në QKUK, implikohet policia në rast

Policia e Kosovës po e heton një rast në të cilin në rrethana ende të paqarta, një foshnjë 5 muajshe, shtetase e Shqipërisë ka ndërruar jetë në QKUK. Rasti raportohet të ketë ndodhur dje.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi

Detaje për rastin kanë dhënë nga hetuesia.

“VDEKJE E DYSHUAR- Mitrovicë 18.03.2023 – 13:30. Gjersa ishte në trajtim mjekësorë në QKUK ka ndërruar jetë viktima/fëmija 5 muajshe, femër shtetase e Shqipërisë. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi,”- thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente