Lajme

“Fluturon” çmimi i qershive, 1 kilogram kushton 27 euro

Pas një destabilizimi të çmimeve të tregut në tërë botë tash e dy vite, pak ditë më parë u raportua se Shqipëria ka hyrë në një fazë të rë të stabilitetit të ushqimeve të shportës, por që prap ato vazhdojnë të jenë të larta për qytetarët atje, raporton Gazeta Sinjali.

Dy produktet që pësuan rritjen më të fortë gjatë vitit 2022 ishin vaji i lulediellit dhe mielli, ku për të gatuar shqiptarët paguan dyfish më shumë. Gjithashtu, u shtrenjtu edhe buka për 40%.

E viti 2023 me krijimin e bordit të rregullimit të çmimeve produktet energjetike kanë pësuar ulje e gjithashtu edhe produktet e shportës, por të cilat vijojnë të jenë të kushtueshme.

Së fundmi, çmimi i përkoheshëm i qershive ka alarmuar qytetarët atje, të cilët nuk kanë munguar t’i shprehin paknaqësit e tyre.

Sipas raportimeve, një kilogram qershia spanjolle po shitet rreth 27 euro.