Florentina Behrami që ndërroi jetë sot, ishte aksidentuar para një jave pak minuta pasi që kishte nënshkruar kontratë pune në një bankë
Një lajm të hidhur sot ka marrë familja Behrami nga Vushtrria, pasi që vajza e tyre, Florentina, ka ndërruar jetë pas rreth një jave sa ishte në koma.
Veriu.info ka kontaktuar me familjarët e Florentinës, të cilët kanë treguar se ajo ishte në gjendje kome prej 22 dhjetorit, pasi që ishte goditur nga një veturë në Çagllavicë.
Ajo është aksidentuar pasi ka nënshkruar kontratën e punës në Teb Bank.