Lajme

Flet vëllai i Gjyljeta Ukellës: Për neve rasti është shumë i rëndë

Vëllai i gruas që u vra dje në Pejë, Shpat Ukella ka folur sot para gazetarëve në lidhje me rastin tragjik.

Ai tha se për ta rasti është shumë i rëndë.

“Falënderoj Zotin për krejt këta njerëz që kanë ardhë me na nderu dhe me na respektu në këto ditë të vështira për neve. Për neve rasti është shumë i rëndë. Uroj që organet e drejtësisë sa më shpejtë ta bëjnë zbardhjen dhe ta kryejnë punën e tyre dhe uroj që asnjëherë të mos ndodhin këso raste në qytetin tonë dhe sidomos në shtetin e as në kombin tonë të Kosovës dhe Shqipërisë e më gjerë. Ju faleminderit, kaq është prej meje. Nuk dimë asgjë më shumë për rastin”, tha ai.