Lajme

Flet bashkëshortja e ish-policit të Kosovës, i cili u arrestua dje nën akuzat për krime të luftës

Raportohet se Policia e Kosovës arrestoi një serb nga Lagjja e Boshnjakëve, dyshohet për krime lufte

Suzana, gruaja e policit të arrestuar Sllagjan Trajkoviq, tha për RTS se në pjesën jugore të Mitrovicës zyrtarëe e Policisë së Kosovës i kanë thënë se bashkëshorti i saj është arrestuar nën akuzat për krime të luftës dhe se është transferuar në Prishtinë.

Suzana Trajkoviq tha se i kishin thënë se burri i saj ishte arrestuar rreth orës 18:00 dhe se ai akuzohej për krime lufte.

“Deri në orën 21:30 nuk kishim asnjë informacion. Mendoj se ka ndodhur rreth orës 18:00. Na thanë vetëm se ishte arrestuar. Unë shkova në pjesën jugore të Mitrovicës në rajonin e stacionit, por ata ishin të vrazhdë atje. Unë shkova me vajzën time. Pritëm më shumë se një orë. Në fillim na bërtiten, mezi na lanë të hynim, pastaj na nxorën jashtë”, thotë Suzana Trajkoviq.

Ajo përmendi se po kërkonte vetëm informacione nëse ishte e vërtetë që burri i saj ishte arrestuar dhe ku ndodhej.