Lajme

Flasin fqinjët e 18 vjeçares e cila dyshohet se u rrëzua nga lartësia e objektit në Prishtinë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në kryeqytet, një 18 vjeçare ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga një objekt në lartësi.

Gazeta Insajderi është duke e përcjell rastin nga afër, për rastin kanë folur edhe fqinjët e së ndjerës.

Pamje nga vendi ku mbeti e vdekur 18 vjeçarja në Prishtinë
“Nuk kemi rastis në vendin e ngjarjes kur ka ndodh rasti. Kanë kalu 2 orë e gjysmë që jemi jashtë, policia nuk po lejojnë me hy brenda“, është shprehur njëri nga ta.

“Nuk e dimë çka ndodhë, jemi të tronditur“, tha një tjetër.

Detajet tjera: Dyshohet se 18 vjeçarja në Prishtinë ra nga lartësia
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka bërë të ditur për Insajderin se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Sali Nivica”, dhe se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjekët emergjent.

“Rreth orës 20:30, është raportuar se në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 18 vjeç, është pa shenja jete.” – ka bërë të ditur Borovci

Ai tutje ka njoftuat se policia ka nisur hetimet për të zbardhur rastin.

“Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.” – ka përfunduar Borovci.