Lajme

Fjalët e dhimbshme të nënës së Betina Ymerit nga Vinarci që i dha fund jetës: Vajza ime ia ka çu videon

Vdekja tragjike e 19-vjeçares Betina Ymeri, nga fshati Vinarc i Epërm në Mitrovicë, kishte tronditur vendin.

Ajo dyshohet se kishte vendosur që t’i japë fund jetës së saj, për shkak të kërcënimeve serioze nga i fejuari i saj. Ky i fundit ishte arrestuar për shtytje në vetëvrasje.

I dyshuari nuk ka marrë denim nga gjykata, dhe për këtë nëna e viktimës ka folur para mediave.

Ajo u shpreh e zhgënjyer pasi që provat e administruara nuk i mori si të mirëqena gjykata kompetente.

“Nuk e di ku ka me shku provë më e madhe kur qika jem ia ka dërgu me video drejtëpërdrejt duke u vetëvarë”, tha nëna e viktimës.