Lajme

Ferizaj: Një grua dyshohet se u përdhunua dhe ngeli shtatzënë nga dhunuesit

Një rast i përdhunimit në Ferizaj është raportuar ditën e djeshme në polici.

Sipas raportit të policisë, persona të panjohur e kanë shfrytëzuar një femër seksualisht dhe e njëjta ka mbetur shtatëzënë.

Viktima është dërguar në QKUK-në repartin e gjinekologjisë për tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke kryer procedurat hetimore.