Familjes nga Gjakova dikush i hynë në stallë, ia vjedhin dy lopë
Një dukuri e shpeshtë dhe që është shndërruar në shqetësim për blegtorët në vende të ndryshme në Kosovë, është vjedhjet e bagëtive. Viteve të fundit kjo dukuri alarmoi ata pasi u shënuan disa vjedhje të rënda, shkruan Gazeta Sinjali.
Siç mëson Gazeta Sinjali nga burimet e veta cak i hajnave ishte edhe një familje në fshatin Cermjan të Gjakovës.
Pasi iu futën në stallë, familjes në fjalë dikush arriti që t’ia vjedhë dy lopë, vlera e të cilave ka një shumë të konsiderueshme monetare.