Familjari i viktimës: Ai psikopati non stop e ka rreh, motra e ka pa të mavijosur prej rrahjeve
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin pasditen e sotme, ku një 35-vjeçare dyshohet se është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj para hyrjes së Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.
35-vjeçarja e cila ishte e shtrirë në Klinikën Gjinekologjike dhe Obstetrike të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), dyshohet se është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj, ku për pasojë e të shtënave me armë zjarri, ka humbur edhe foshnjën.
Gazeta Insajderi mëso nga burimet e sigurta se burri që vra ish-bashkëshorten është Sokol Halili, nga komuna e Shtimës.
“Zeri.info”, merr vesh se 35-vjeçarjes prej vitesh i kishin vdekur prindërit, përderisa kanë qenë vetëm gjashtë motra.
Familjar të saj, kanë treguar se i dyshuari Sokol Halili në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike e psikike ndaj saj dhe kjo ka qenë arsyeja përse janë ndarë.
“Këto nuk kanë as babë, as nanë e as vëlla. Janë nja 6-7 motra. Kjo u patë martu me to, po ai psikopat non-stop ka ushtru dhunë ndaj saj. E ka rreh e ka maltretu. Sa herë që ka shku te motra e saj, motra e ka pa krejt të mavijosur prej rrahjeve që ia ka bo ai psikopati”, ka treguar ky familjar.
Tutje ai shton se për shkak të frikës, 35-vjeçarja herë ka qëndruar në shtëpinë e prindërve të saj të ndjerë e herë tek motrat e saj.
“Kjo është martu frik. Edhe tani masi jonë nda, mas dhunës që ka ushtru ai ndaj saj, ajo ka ndejt herë në shtëpinë e prindërve të saj e herë nëpër motra. Ky psikopat, u shku e ka rujt te Klinika deri sa ka dal kjo jashtë”, ka rrëfyer tutje ky familjar.