Lajme

Familjarët në Skenderaj kapin hajnin në 03:00 të natës duke vjedhur në shtëpinë e tyre

Sot në orët e hershme të mëngjesit, konkretisht rreth orës 03:00, policia në Skënderaj është njoftuar për një rast të grabitjes në një fshat të Skenderajt.

Sipas informatës një person i maskuar dhe me armë kishte hyrë në shtëpinë e ankuesit ku kishte marrë një çantë në të cilën kishte pasur të holla dhe dokumente personale.

I dyshuari ishte vërejtur nga familjarët e shtëpisë të cilët ishin ballafaquar me të dyshuarin dhe kishin arritur ta ndalonin derisa kishin arritur njësitë policore.

I dyshuari N. B., 38 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës është arrestuar nga ana e policisë. Atij i është sekuestruar një armë tytëshkurtër e llojit pistoletë me municion, të cilat do të procedohen në cilësinë e provave materiale.

Është njoftuar prokurori kujdestar ku me urdhër të tij është iniciuar rasti ,,Grabitje” ndërsa hetimet do të vazhdojnë.