Lajme

Familjarët e 5-vjeçarit që u kafshua nga qentë: Po të mos ishte një punëtor me shpëtu, Zoti e di ç’kishte ndodhur me të

Mëngjesin e sotëm Fakton.info ka raportuar për një rast të rëndë që ka ndodhur mbrëmë në Milloshevë, ku disa qen endacakë kanë sulmuar një fëmijë 5-vjeçar.

Ai ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku i është nënshtruar intervenimeve kirurgjike.

Të afërm të të miturit, kanë dërguar pamjet e vogëlushit në redaksinë e Sinjalit, teksa kanë bërë me dije se atë e ka shpëtuar një punëtor i ndërtimtarisë që rastisi të jetë në vendin e ngjarjes.

E falënderojmë edhe një punëtor të ndërtimtarisë i cili e ka shpëtuar D.K, ku po të mos ishte ai, Zoti e di se çfarë do të kishte ndodhur me të”, ka shkruar një afërm i tij.

Familjarët kërkojnë nga niveli lokal dhe qendror që të ndërmarrin hapa lidhur me këtë problem.

“Po bëjë pyetje prej nivelit lokal e atij qendror edhe sa raste duhet të ndodhin për intervenim apo eliminim të qenve endacakë. A thua a ka ndaj përgjegjësi dikush nga kjo hallke zinxhirore e pushtetit, që fëmijët as afër shtëpisë së vet mos të jenë të lirë të luajnë e të jetojnë jetën fëmijërore. Shpresojmë që do të bëhet një zgjidhje për të luajtur si fëmijë të lirë”, kanë thënë ata.