Eskalon situata/ Protestuesit serb thyejnë kordonin e policisë, i afrohen kufirit me Kosovën
Grupet djathtiste serbe të cilat ishin duke protestuar në kufirin në Jarinjë, kanë thyer për një moment kordonin e policisë serbe duke iu afruar kështu territorit të Kosovës.
Për një moment është dëgjuar edhe një shok-bombë, kurse policia po tenton t’i ndalojë.
Policia serbe ka krijuar një tjetër kordon më afër kufirit në Jarinjë (tek pjesa e Kosovës).
Protestuesit gjatë të kohës po i ofendojnë policët serb të cilët nuk po i lejojnë të kalojnë më tej.