Lajme

Ekskluzive: Ky është 41-vjeçari që dyshohet se sulmoi punëtorin e kompanisë ‘Pastrimi’ në Bardhosh

Një punëtor i Kompanisë Regjionale ‘Pastrimi’ dje u sulmua fizikisht nga një qytetar në rrugën ‘Treva e Llapit’ në Bardhosh. I dyshuari është arrestuar dhe tashmë ndodhet në ndalim policor, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është 41-vjeçari, Bedri Mustafa.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se gjithçka ka ndodhur teksa viktima ishte në kryerje të detyrës e kur Mustafa i revoltuar kishte kanosur punëtorët e ‘Pastrimi’ për mosmarrjen e mbeturinave të tij.

I dyshuari më pas ka eskaluar në dhunë, duke e goditur viktimën. Ky i fundit ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, Mustafa është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Kanosja’.

Lidhur me rastin kanë reaguar edhe nga kompania ‘Pastrimi’ të cilët kanë dënuar sulmin ndaj punëtorit.

“Kompania “Pastrimi”, dënon rëndë sulmin ndaj punëtorit dhe po ashtu njofton se përveq sulmit të sotëm, punëtorët e terenit shpesh herë injorohen dhe ofendohen padrejtësisht nga një pjesë e shoqërisë sonë. Bëjmë thirrje qytetarëve të respektojnë dhe përkrahin secilin punonjës të kompanisë dhe punën e tyre të pa lodhshme që bëjne pa ndërprerë”, thuhet në njoftim.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.