“Edhe toka gjëmon prej dhimbjes”, historia tronditëse e gruas që u keqtrajtua nga burri qysh ditën e parë të martesës
“Edhe toka gjëmon prej dhimbjes, që i vjen gjynah për mu”, janë fjalët e para të Mihane Bugarit teksa tregon një pjesë të historisë së saj me burrin që ishte martuar.
Ajo tregon se si qysh nga nata e para kur ishte martuar, ishte torturuar nga bashkëshorti i saj.
“Kam pasur probleme prej asaj nate që jam martuar me atë person”, tregon ajo për n’Kohë.
“Hënksha dajak edhe me konop të lagt. Erdh baba edhe nana, kisha 10 ditë pa hangër hiç. M’pyti nana se çka kam, por i thash që një grip, se s’dojsha mi tregu. Më tha baba jot po më jep zor “pyte çikën le të tregon”. Vallahi sa herë po vjen po më rreh, bukë s’po më jep”, tregon Mihane Bugari, teksa shton “trosha të bukësh mbledhsha dhe i hajsha natën”.
Mes tjerash ajo tregon se bashkëshortin e saj e ka parë edhe me një grua tjetër në shtëpi, por që nuk ka bërë zë