Edhe natën e Vitit të Ri, disa vende të Kosovës kanë mbetur në terr
Edhe natën e vitit të ri disa vende të Kosovës po e presin në terr.
Në fshatin Celinë të Komunës së Rahovecit raportohet se kanë problem me energjinë elektrike.
Një lexues i Indeksonline ka thënë se vazhdimisht ka ndërprerje të rrymës edhe sonte.
Sipas tij, reduktimet janë të shpeshta duke u lëshuar nga pesë minuta e më pas ndalet përsëri.
Kujtojmë, se Komuna e Malishevës ka problem me trafostacionin kryesorë derisa është duke u furnizuar nga ai i Rahovecit.