Lajme

E turpshme: Hajnat vjedhjen mjete pune, sulmojnë fizikisht 64-vjeçarin dhe ikin

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë grabitjet e vjedhjet e shpeshta që po shkaktojnë humbje e pasiguri. Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin pa lënë ndonjë gjurmë, por jo rrallëherë ndodhë që përfshihen në përleshje me personat që i kanë cak për t’i plaçkitur, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe të dielën në fshatin Trudë në Prishtinë, ku dy persona kanë arritur që të grabisin disa mjete të punës, nën kërcënimin e armës.

Siç mëson Sinjali, rasti është raportuar nga një 64-vjeçar, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë, me ç’rast ka deklaruar se të dyshuarit përveç që vodhën akumulatorët, njëri prej tyre edhe e ka sulmuar fizikisht.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, teksa janë marrë të gjitha veprimet hetimore që çojnë në identifikimin e të dyshuarit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.