E trishtë: Dhunohet seksualisht një vajzë e mitur në Podujevë, të dyshuarin po e kërkon Policia
Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Në shumë prej tyre, viktima janë vajzat e mitura, ndërsa shpesh të dyshuar, janë persona të moshës madhore, të cilët përkundër moshës minorene të viktimave, i keqpërdorin seksualisht, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur në Podujevë, ku viktimë është një vajzë e mitur.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë me dije se i dyshuari nuk është arrestuar ende.
“Me 20.12.2023 viktima e mitur femër kosovare ka raportuar se pa dëshirën e saj është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar i cili ende gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.