Lajme

Lajm i hidhur për familjen Sadikaj, bie nga ballkoni, vdes 11-vjeçari

Një 11-vjeçar ka vdekur në pasditen e sotme në fshatin Treboviq të Pejës.

Siç raportohet viktima L.Sadikaj, është rrëzuar nga ballkoni dhe ka humbur jetën.

Viktima së bashku me nënën e tij, kishte qenë mysafir tek dajtë e nënës.

Lidhur me ngjarjen e rëndë ka kontaktuar me policinë por deri në këto momente nuk ka marrë përgjigje.