E tmerrshme: Gruaja në Podujevë raporton se u sulmua seksualisht në vazhdimësi nga i afërmi i burrit të saj
Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Vajzat dhe gratë janë viktimat më të shpeshta, të cilat përveç që nuk po kanë siguri jashtë shtëpive të tyre, po dhunohen edhe nga anëtarët e familjes, raporton Gazeta Sinjali
Një rast i tillë i tmerrshëm është denoncuar nga një grua në Podujevë, e cila ka raportuar në polici se është keqtrajtuar seksualisht në vazhdimësi nga një i afërm i bashkëshortit.
Sipas policisë, viktima ka deklaruar se këto raste kanë ndodhur në kohën kur burri i saj nuk ka qenë në shtëpi.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje, nën dyshimin për veprën penale “Sulm seksual”.
“Me 17.06.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se derisa bashkëshorti i saj nuk ka qenë në shtëpi, në vazhdimësi është keqtrajtuar seksualisht nga (një i afërm i bashkëshortit) i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.”