KryesoreLajme

E tmerrshme: Drenicasi e rrah gruan me çekiç, dërgohet urgjent në spital

Nuk ka ditë që në media nuk raportohet për dhunë në familje, me saktë për dhunë ndaj grave.

Një raste i tillë sonte ka ndodhur në Skenderaj, ku dyshohet se burri ka goditur me çekiç gruan e tij.

Fakton.info, mëson se nga goditjet që ka marrë gruaja është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Burimet e portalit, bënë të ditur së burri i cili dyshohet se rrahu bashkëshortën e tij është nga fshati Leqinë.

Policia ende nuk ka dhënë detaje për rastin.