E tmerrshme: Arrin në 158 numri i të helmuarve
Komuna e Malishevës ka njoftuar se numri i të helmuarve në këtë komunë nga konsumimimi i ushqimit është rritur në 158.
Numri i të helmuarve nga një lokal i ushqimit në Malishevë ka arritur në 158.
Përmes një njoftimi, nga Komuna e Malishevës bëjnë të ditur se situata është nën kontroll
“Është rritur në 158 raste numri i personave të helmuar, por situata është nën kontrollë dhe po monitorohet në vazhdimësi nga organet kompetente. Sipas drejtorit për shëndetësi, Hajdin Berisha dhe drejtorit të QKMF-së në Malishevë, Afrim Krasniqi, pavarësisht rritjes së numrit të personave të helmuar, situata është nën kontrollë të plotë dhe janë marrë të gjitha masat për ofrimin e shërbimeve të nevojshme shëndetësore”, thuhet në njoftim.