Lajme

E tmerrshme: 43-vjeçari e sulmon me lopatë kunatën, ajo e çon në Polici

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes. Ato shpeshherë nuk kanë guxim t’i denoncojnë këto raste në Polici për shkak se përballen me kanosje serioze, raporton Gazeta Sinjali.

Së fundi Policia ka intervenuar edhe në një familje në Podujevë, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar kunatën e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije i dyshuari 43-vjeçar e ka sulmuar gruan e vëllait me lopatë pas një mosmarrëveshje mes tyre, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Përballë kësaj situate, nga frika dhe shqetësimi i asaj që kishte ndodhur, viktima ka vendosur ta raportojë rastin në Polici.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i njëjti të dërgohet në mbajtje dhe ndaj tij të iniciohet rasti për veprën ‘Lëndim i lehtë trupor