Lajme

E tmerrshme: 19-vjeçarja sulmon me thikë nënën e saj, ajo ja thërret Policinë

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rrugën ‘Tahir Zemaj’ në Fushë Kosovë, ku një vajzë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 45-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, pasi vajza e saj e ka sulmuar me thikë, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërkohë që e dyshuara është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 19-vjeçarja të dërgohet në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje