Lajme

E rëndë: Vetëvritet një burrë duke u hedhur nga kati i dytë i shtëpisë, Policia nis hetimet

Numri i madh i rasteve të tentim vetëvrasjeve gjithandej vendit është mjaft shqetësues. Pothuajse çdo ditë, qytetarë të moshave të ndryshme tentojnë që t’i japin fund jetës. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur në Pejë ku një person që dyshohet se ishte duke vuajtur nga depresioni,, ka privuar vetën nga jeta.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije për Sinjalin se viktima është pranuar në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas familjarëve, viktima është hedhur me qëllim nga kati i dytë i shtëpisë.

Policia është njoftuar me rastin pasi viktima është dërguar në spital për trajtim, me ç’rast një patrullë policore ka shkuar në Emergjencë për të marrë më shumë informacione.

Lidhur me këtë ngjarje, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Hetim mbi vdekjen